
Dinamo do të përballet nesër me Partizanin në transfertë në orën 17:00 për javën e 14-të të Superiores. Trajneri i bluve, Dritan Mehmeti ka dhënë prononcimin e tij në konferencën për shtyp duke vlerësuar kundërshtarin, por shprehet se ekipi i tij kërkon pikë.
“Shumë e rëndësishme është që skuadra ka rikuperuar, gjendja është e mirë. Derbi është derbi dhe sjell emocione pozitive, sepse janë ndeshje që kanë vlera. Janë dy skuadra që i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar. Është ndeshje e vështirë dhe e paparashikueshme.
Partizani është ekip shumë i mirë dhe në gjendje të mirë këto javët e fundit. Kjo e bën më të vështirë ndeshjen. E njohim shumë mirë Partizanin dhe do të bëjmë maksimumin që të jemi në ekuilibër, sidomos psikologjik. Duhet të jemi racionalë dhe të kujdesshëm. Strategjia jonë në këtë ndeshje ndryshon. Partizani të imponon respekt, por do të kërkojmë pikët”, deklaroi Mehmeti.