Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Rekordi i shitjes së fanellës së Kombëtares, ja shifrat dhe më të preferuarit!

Shkruar nga NEWSPORT
Rekordi i shitjes së fanellës së Kombëtares, ja shifrat dhe

Jo pak, por rreth 55.000 fanella të Kombëtares së Shqipërisë janë shitur gjatë Europianit. Paraqitja e mirë e kuqezinjve ka shtuar dëshirën e tifozëve për të blerë sa më shumë fanella dhe për t’i pasur kujtim nga Francë 2016. Drejtori i marketingut në Federatën Shqiptare të Futbollit, Gazmend Malo, tregon: “Kemi pasur mundësi të shohim, që fanella jonë “Triumf” të shitet në shifra të konsiderueshme, rreth 50-55 mijë të tilla, ndërkohë që rreth 10 mijë janë shitur në tregun shqiptar, duke kaluar çdo parashikim. Fanellat më të shitura janë ato të Lorik Canës, Xakës, Agollit dhe Kaçes”. Shpesh lojtarët e Kombëtares kanë porositur fanella privatisht për t’ua dhuruar miqve dhe shokëve të tyre, siç ka bërë shpesh kapiteni Lorik Cana, i cili ka porositur rreth 200 fanella.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga