Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Rekordet në Kupën e Botës, Lionel MESSI është thjeshtë i magjishëm

Shkruar nga NEWSPORT
Rekordet në Kupën e Botës, Lionel MESSI është
Lionel Messi është një nga lojtarët më të mirë dhe protagonist absolut në Kupën e Botës, i cili mbrëm siguroi finalen, ndërsa vazhdo të vendosë rekorde të reja në këtë kompeticion. Që nga ndeshjet te golat dhe asistet, Messi është thjeshtë i “magjishëm”. “Pleshti” është një nga gjashtë lojtarët që ka luajtur në pesë Kupa Botërore së bashku me Antonio Carbajal, Lothar Matthaus, Rafa Marquez, Andres Guardado dhe Cristiano Ronaldo. Lothar Matthaus dhe Messi ndajnë rekordin për më shumë paraqitje në Kupën e Botës (25), pork y numër do të shkojë tashmë në 26-të pasi do të luajë edhe në finalen e Katarit. Gjithashtu ylli argjentinas ka një rekord prej 18 paraqitjesh si kapiten në Kupën e Botës. Ai pasohet nga Rafa Marquez (17) dhe Diego Maradona (16). Paolo Maldini ka luajtur më shumë minuta në historinë e Kupës së Botës me 2217’. Messi është në 2194 dhe mund ta kalojë italianin në finalen e Katarit 2022. Ish-sulmuesi i Barçës është lojtari i vetëm që ka regjistruar asistim në pesë Kupat e Botës. Sfiduesit e tij më të afërt janë Pele, Grzegorz Lato, Diego Maradona dhe David Beckham, të cilët vendosën gola në tre edicione secili. Pele dhe Messi ndajnë rekordin për më shumë asistime në fazën eliminatore (6). Messi është gjuajtës i përbashkët kryesor i Argjentinës në Kupën e Botës me 11 gola. Ai pasohet nga Gabriel Batistuta (10), Diego Maradona (8), Guillermo Stabile (8), Mario Kempes (6) dhe Gonzalo Higuain (5). Messi ka kaluar rekordin e Batistutës në Kupën e Botës. 35-vjeçari tejkalon rekordin e Gabrielle Batistuta me dhjetë gola në Kupën e Botës dhe këtë e bëri me golin ndaj Kroacisë. Messi është i vetmi lojtar që shënon në Kupën e Botës në adoleshencë, 20 dhe 30 vjeç. Pele humbi mundësinë për të arritur të njëjtën gjë për katër muaj. Messi shënoi golat e tij të parë  në Kupën e Botës me 16 vjet e 180 ditë diferencë ndërsa Cristiano Ronaldos me 16 vjet e 160 ditë.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga