
RNK Split nuk po kalon një moment të mirë. Skuadra ku luajnë së bashku tre futbollistë shqiptarë ka harruar jo vetëm të fitoj por dhe të shënoj. Besojeni ose jo por RNK Split ka 16 ndeshje pa shënuar gol. Ekipi ku luajnë Amir Rrahmani, Elis Bakaj dhe Ardit Deliu nuk di të gjej rrugën e rrjetes. 12 ndeshje nga fundi i sezonit të kaluar dhe 4 takime nga ky sezon që ka nisur dhe RNK Split nuk ka shënuar në asnjë moment. Përtej ambicieve për të arritur në Europë në fundin e sezonit, skuadra e dytë e Splitit po has shumë vështirësi. Dy javë më parë drejtuesit zëvendësuan trajnerin por sërish receta për të gjetur golin nuk është gjetur. Bakaj nuk mund të bëj gjithçka i vetëm edhe pse marrdhëniet me golin i ka shumë të mira.