Jemi shumë pranë Botërorit dhe trajnerët e kombëtareve respektive nga dita në ditë publikojnë listat me lojtarët e grumbulluar për në Rusi 2018-të.
Trajneri spanjoll i Belgjikës, Roberto Martinez ka zbuluar listën prej 28 futbollistëve që do të marrin pjesë në Kupën e Botës. Pjesë e formacionit është mesfushori shqiptar Adnan Januzaj.
Një surprizë e kësaj liste është mosgrumbullimi i mesfushorit të Romës Radja Nainggolan, që edhe pse ka zhvilluar një sezon shumë të mirë, nuk e ka bindur trajnerin për të qenë mes më të mirëve në Rusi.
Lista përfundimtare do të bëhet e ditur gjatë muajit qershor. Kujtojmë se Adnan Januzaj ka ende mundësi që të zgjedh të luaj për Kosovën.
Poll