Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ U mundën në Vlorë dhe nuk mendojnë për reflektim, ja se çfarë bëjnë sot lojtarët e KUKËSIT

Shkruar nga NEWSPORT

Flamurtari dhe Kukësi kanë luajtur mbrëmjen e djeshme ndeshjen e fundit të javës së dytë të Superligës, që ka përfunduar 1-0 për vendasit, me golin e shënuar nga Albi Alla në fundin e pjesës së parë. Ndërkohë që ky rezultat duhet të jetë si një shenjë reflektimi për duelet e ardhshme, sepse deri më tani kanë vetëm 1 pikë të grumbulluar, mbrojtësit e Kukësit Vangjel Zguro dhe Ardian Cuculi në një foto të postuar në "Facebook", shihen duke pirë kafe së bashku, duke mos reflektuar shumë për atë disfatë.

Kukësi këtë vit shihet si pretendenti kryesor për të fituar titullin kampion, por që deri më tani duhet thënë se është shumë larg pritshmërive, sepse rivalët kryesor, Skënderbeu deri më tani kanë bërë mjaft mirë, duke u renditur në vendin e parë me pikë të plota.

 

Poll

Lexo gjithashtu