
Zidan nuk ndalet me përforcimet e ekipi të Real Madridit. Afrimi i fundit që po mundohen të bëjnë madrilenët është ajo e mbrojtësit të Napolit, Faouzi Ghoulam. Ai është mbrojtës i krahut të majtë dhe si duket Zidan kërkon të përforcojë këtë repart.
Lajmin e ka bërë të ditur të përditshmet sportive spanjolle, të cilat kanë shkruar, se “Los Blancos” dëshirojnë me çdo kusht blerjen e 25-vjeçarit, pas përfundimit të këtij sezoni, pasi Reali ka të drejtë të bëjë blerje verëne ardhshme.
Drejtuesit e klubit kanë menduar që me afrimin e Ghoulam, të zëvendësojnë Fabio Coentrao-n.
[gallery columns="1" size="full" ids="67903"]
Galeria fotografike ()
Poll