
Real Madrid po mendon seriozisht për sezonin e ardhshëm. Madrilenët kërkojnë të ndërtojnë një skuadër kompetitive për t’u rikthyer sërish në “fronin” e Europës. Sipas asaj që raporton “AS”, në Madrid po mendojnë të afrojnë në skuadër sulmuesin e Anglisë, Harry Kane. Anglezi shihet si një alternativë e mirë për t’u alternuar me Karim Benzema që tashmë është drejt fundit të karrierës për shkak të moshës.
Megjithatë Florentino Pérez nuk ndërmend të investojë shifra marramendëse për Kane pasi objektivi kryesor për “Los Blancos” mbetet Erling Haaland. Norvegjezi shihet me interes nga madrilenët dhe do të përpiqen të afrojnë sulmuesin në verën e 2024.
Poll