
Reali i Madridit do ta zëvëndësojë largimin e Pepes në fund të sezonit me një tjetër mbrojtës klasi. Portugezi do të largohet nga skuadra e drejtuar nga Zidan pasi i përfundon kontrata dhe ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë.
Megjithatë, drejtuesit e Realit i kanë marrë masat për të gjetur lojtarin e duhur. I zgjedhuri si pasues i Pepes është Jerome Boateng. Mbrojtësi gjerman është thuajse i larguar nga Bajerni i Mynihut pasi Ançeloti nuk e ka më në planet e tij.
Mësohet se gjërat kanë avancuar shumë dhe Reali ka përgatitur ofertën për të bindur bavarezët që të shesin mbrojtësin e tyre. Për Boateng do të ofrohen plot 40 milionë euro, të cilat padyshim janë një investim i mirë për një mbrojtës me eksperiencën e tij.