
Real Madrid ka mundur me rezultatin 4-1 Selta Vigon, duke marrë në këtë mënyrë kryesimin në La Liga. Skuadra e Zidan i është afruar më shumë titullit kampion, pas kësaj fitoreje të marrë në këtë ndeshje të prapambetur.
Golat për madrilenët u shënuan nga Kristiano Ronaldo në minutat 10 dhe 48, Benzema në të 70-tën dhe Toni Kroos në të 88-tën. Goli për vendasit u shënua në minutën e 69-të nga Guidetti. Pas kësaj fitoreje Reali shkon në kuotën e 90 pikëve, 3 më shumë se Barcelona e vendit të dytë.
Poll