
Barcelona dhe Real Madrid do të përballen edhe njëherë në El Clasico për gjysmëfinalen e kthimit të Copa del Rey në Camp Nou, nesër në orën 20:45.
Sfida e parë është fituar nga katalanasit me rezultatin 0-1 dhe madrilenët do të tentojnë përmbysjen por në El Clasico këtë sezon kanë patur shumë vështirësi. Trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti në konferëncën për shtyp u shpreh se është rradha e tyre për të fituar.
"Ideja është të mos çmendesh thjeshtë për të shënuar një gol. Ideja është të luash një ndeshje të plotë me dhe pa top. Do të çmendemi... sepse mund të shënosh një gol në minutën e pestë dhe më pas të pësosh dy.
Ideja është të festojmë në fund e jo në fillim e më pas të humbasim. Përballja me Xavi? Është shumë e vështirë të bësh krahasime individuale mes trajnerëve. Nesër është jona për të fituar.”-tha Ancelotti.