
Liverpool u mposht në “Anfield” nga Real Madrid në një mbrëmjen spektakolare. Gola, gafa, emocione të pafundme rezervoi mbrëmja e djeshme. Në fund “Los Blancos” do të bëheshi skuadra e parë në histori që fitonin me 3 gola diferencë në Anfield.
Pas kësaj humbjeje turpëruese, Jurgen Klopp mundohet ta kalojë me shaka teksa thotë se të paktën nuk do luajë çdo javë me Realin.
“Fillimi ishte i jashtëzakonshëm. Me pak fjalë ishim ne. Ishte perfekt, ashtu siç donim të luanim. E gjithë pjesa e parë ishte e mirë krahas golave.
Pasi rezultati u bë 2-3, ne nuk mund të ktheheshim më në rrugën e duhur. Duhet të luanim si pjesa e parë për 95 minutat e plota, kur keni nevojë për rikthim. Në 3-2 ishte e kundërta. Ata u bënë më të sigurt dhe shënuan golat. E vetmja mënyrë që mund ta ngadalësoni pak lojën është të mbani topin. Ne e nisëm pjesën e dytë duke e humbur topin në momente të çuditshme.
Real Madridi është një nga skuadrat më të mira në botë dhe falë Zotit, ne. nuk duhet të luajmë kundër tyre çdo javë. Të mbroheshim prej tyre ishte shumë e komplikuar." përfundoi Klopp për BT Sports.