Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

REALI i “qepet” keq sulmuesit të Benficas, por problem mbetet klauzola stratosferike e 21-vjeçarit

Shkruar nga NEWSPORT
REALI i “qepet” keq sulmuesit të Benficas, por problem mbetet

Gonçalo Ramos po zhvillon një sezon fantastik me Benfican në kampionatin portugez. Sulmuesi i talentuar ka tërhequr interesin e skuadrave të mëdha me paraqitjet e tij në këtë sezon.

Një nga skuadrat që ka shfaqur interes për 21-vjeçarin është Real Madrid. Sipas “Mundo Deportivos” Ramos është në listën e “Los Blancos”.

Sulmuesi ka kontratë aktuale me Benfican deri në vitin 2026. Problem për madrilenët mbetet klauzola e lartë e lojtarit. 120 milionë euro është klauzola e sulmuesit, shumë e cila konsiderohet e lartë nga Reali.

Gjithashtu shërbimet e Ramos kanë edhe Bayern Munich, Manchester United dhe PSG.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga