Reali gjen zëvendësuesin e Courtois, një spanjoll zyrtarizohet në “Bernabeu”
Shkruar nga NEWSPORT
Thibaut Courtois u dëmtua pak ditë para se të startonte La Liga, duke mbyllur kështu sezonin para se të niste. Madrilenët tashmë kanë gjetur zëvendësuesin e Courtois.
Një spanjoll është zyrtarizuar në “Santiago Bernabeu”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Reali nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Kepa Arrizabalaga do të tentojë të kyç portën e madrilenëve.
Chelsea dhe “Los Blancos” kanë rënë dakort mes tyre për huazimin për një sezon të Kepas. Ditën e nesërme gardiani i portës pritet të prezantohet si lojtari më i ri i madrilëneve.