
Erling Haaland është shprehur shumë i lumtur është që ish-shoku i tij i skuadrës në Borussia Dortmund, Jude Bellingham, ka marrë një start fluturues te Real Madrid. Haaland dhe Bellingham luajtën së bashku në Bundesliga ndërsa tani kanë kapur nivelet më të larta të futbollit me Manchester City dhe Real Madrid, respektivisht.
Duke folur në një intervistë për L'Equipe, sulmuesi norvegjez vlerësoi talentin anglez: "Meqë ra fjala, pashë debutimin e jashtëzakonshëm të Jude me Real Madrid, dhe kjo më bën shumë të lumtur për të".
Dyshja luajtën 63 herë së bashku për Dortmundin dhe mund të ribashkohen sërish në Madrid me Los Blancos që e kanë në radarin e tyre prej kohësh.
Poll