
Real Madrid ka vendosur të mos kursehet aspak sa i takon afrimit të lojtarëve të rinj, të cilët premtojnë për të ardhmen e skuadrës. “Los Blancos” janë të gatshëm të harxhojnë plot 140 milionë euro për shërbimet e talentit anglez.
Jude Bellingham është lojtari më i kërkuar gjatë kësaj merkatoje dhe tashmë shum ëklube e kanë kthyer atë në objektivin e tyre. Për të mposhtur konkurencën e madhe, madrilenët sipas “Marca” janë të gatshëm të bëjnë një ofertë stratosferike për lojtarin e Borussia Dortmund.
Po sipas burimit në fjalë, Reali i ka bërë gati 110 milionë euro, plus 30 të tjera nga bonuset, për ta transferuar Bellinghamin. Mbetet të presim për të mësuar se cila do të jetë përgjigjja e skuadrës gjermane.