La Liga zhvillon sot ndeshjet e radhës, teksa kemi hyrë në një fazë interesante. Real Madrid pret në shtëpi Getafen, ku një fitore do bënte që diferenca me Barcelonën të shkojë +4. E thënë ndryshe, titulli i kampionatit spanjoll do merrte drejtim.Trajneri Zidane ka kërkuar përqëndrim maksimal për këtë takim, pasi edhe rivali luan për Europën.
Real Sociedad ka lëshuar terren kohëve të fundit, ndaj sot tentohet kthesa ndaj Espanjolit. I barabartë pritet të jetë 90 minutëshi mes Osasuna dhe Eibar, me këta të fundit që enden në vendet e fundit të tabelës.

Poll