
Real Madrid ka nisur të planifikojë mirë të ardhmen e tij. Elementët e rinj sa vijnë e shtohen në radhët e ekipit i cili po pëson një transformim rrënjësor. Real tashmë ka vënë si objektiv mbrojtësin e majtë të Bayern, Alphonso Davies.
Kanadezi 22 vjeçar është një nga më të spikaturit në Gjermani, ku së bashku me Musialën janë dy nga shtyllat e së ardhmes së bavarezëve. Kontrata e tij skadon në verën e 2024, por Bayern nuk ka ndërmend të lëshojë kanadezin për asnjë lloj çmimi. Strategjia e tyre ndër vite ka qenë e tillë dhe Bayern si një klub i shkollës së vjetër, nuk do ndryshojë lehtë nga ofertat e madrilenëve.
Poll