Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

Real Madrid kërkon “Messin” e Turqisë

Shkruar nga NEWSPORT
Real Madrid kërkon “Messin” e Turqisë

Pak ditë më parë presidenti i Real Madridit, Florentino Perez tha se merkato e tyre do të mbyllet me transferimin e Joselu. Por, si duket kjo gjë do të bjer poshtë pasi tashmë madrilenët janë dashuruar me “Messin” e Turqisë.

Bëhet fjalë për Arda Güler. 18-vjeçari arriti të shënonte një gol fantastik në ndeshjen që Turqia po zhvillonte ndaj Uellsit. Goli i tij është në garë për golin më të bukur të javës nga UEFA ku në garë është edhe futbollisti i kombëtares shqiptare Kristian Asllani.

Guler aktualisht është pjesë e Fenerbache në Kampionatin turk dhe shihet me shumë interes nga madrilenët. Mesfushori me tipare sulmuese këtë sezon me Fenerbache zhvilloi plot 20 ndeshje ku arriti të shënonte 4 gola dhe të asistonte plotë 4 herë të tjera.

“Messi” i Turqisë siç e quajnë mediat vendase ka një klauzolë largimi prej 18 milionë eurove dhe kjo gjë nuk është aspak problem për “Los Blancos”. Por, në garë për shërbimet e talentit janë edhe skuadra si Sevilla, Benfica dhe Milan.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga