
Real Madrid suprizoi me barazimin 1-1 kundër Manchester City-it, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen e Champions League. Madrilenët kanë nisur nga puna për merkaton e verës, me presidentin Fiorentino Perez që nuk ka ndërmend të ndalet. Siç raporton “The Telegraph”, Kylian Mbappe mbetet objektiv kryesor. Që në verën e shkuar, Real ofroi 200 milionë euro, por francezët vendosën ta mbanin.
Veç Mbappe-së, në “radar” është edhe Jude Bellingham. Perez kërkon ta transferojë yllin e Borussia Dortmund. Me transferimin e këtyre do të plotësohej faza ofensive e madrilenëve, duke u bërë mjaft të frikshëm përpara. Pritet të shihet se çdo të ndodhë në merkaton e verës me madrilenët që duken mjaft të “karikuar” për periudhën e hyrje-daljeve.