Kylian Mbappe prej vitesh tashmë është në qendër të merkatos. Sulmuesi francez lidhet ngushtë me një kalim te Real Madrid, teksa në verën që kaloi vendosi të rinovonte me PSG-në.
Tashmë kontrata aktuale e tij përfundon pas 6 muajsh dhe sërish e ardhmja e tij është në pikëpyetje. Pas fitores ndaj Toulouses në Superkupën e Francë, Mbappe foli edhe për të ardhmen e tij.
Sulmuesi theksoi se momentalisht është i fokusuar vetëm te PSG-ja dhe se për të ardhmen nuk ka vendosur ende asgjë. Ndër të tjera theksoi se ka një marrëveshje me Al Khelaif dhe në këtë mënyrë asnjë nga palët nuk do të dëmtohet në ketë mes.
Poll