Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Reagon mesfushori spanjoll pas shkarkimit të GATTUSOS: Përgjegjësia është e të gjithëve, faleminderit që nuk u fshehe kurrë!

Shkruar nga NEWSPORT
Reagon mesfushori spanjoll pas shkarkimit të GATTUSOS:

Gennaro Gattuso nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Valencias. Ish-trajneir i Milan është shkarkuar nga drejtimi i skuadrës spanjolle për shkak të rezultateve negative të siguruara në kampionat.

Vetëm 7 muaj ka zgjatur aventura e Gatusos në La Liga. Menjëherë pas shkarkimit të tij ka reaguar edhe Samu Castillejo. 28-vjeçari që ka punaur me Gattuson edhe te Milan ka dy fjalë për ish-trajnerin e tij.

 “Faleminderit që u kujdese për ne në momentet më të vështira, faleminderit që nuk u fshehe kurrë, edhe pse e dimë se përgjegjësia është e të gjithëve.

Njerëzit që punojnë me ju dhe që ju njohin e dinë se sa pasion dhe dashuri keni vënë në punën tuaj, ti meriton SHUMË! Faleminderit edhe stafit tuaj, njerëz të mrekullueshëm dhe të rrallë në botën e futbollit”, ka theksuar Castillejo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga