
Luiz Van Gal ka reaguar menjëherë pas lajmit që u përhap për tërheqjen e tij nga futbolli, pas 26 vitesh si trajner. Ai bëri të ditur se po shkëputet përkohësisht dhe do të rikthehet prapë në pankinë. Në një intervistë për mediet spanjoll, Van Gal theksoi:
“Nuk jam tërhequr nga futbolli. Unë vetëm sa do të marr një vit pushim, pas kësaj do të marr edhe një vendim përfundimtar dhe mundësitë për largimin tim janë të mëdha. Në Holandë, media shkruan çfarë dëshiron dhe një ditë më parë isha në faqet e para të gazetave. Unë kisha deklaruar se mund të tërhiqesha, por jo në këtë moment, e për këtë arsye vendosa të shkëputesha përkohësisht. Ju lutem mos abuzoni”, përfundoi Van Gal në intervistën e tij.
Poll