
Claudio Ranieri do të largohet nga Roma në fund të sezonit. Lajmin e konfirmon vetë trajneri në konferencë për shtyp duke deklaruar se aventura te Roma ishte deri në mbyllje të sezonit. Ranieri nuk do të vazhdojë aventturën e tij në kryeqytet, por e drejtoi skuadrën verdhekuq vetëm në momentin e keq që kaloi dhe pas shkarkimit të Di Franceskos. Në konferencën e tij për media Ranieri deklaroi:
"Duke qenë tifoz i Romës iu përgjigja menjëherë thirrjes për ta drejtuar dhe po e bëj këtë me vullnet dhe entuziazëm. Por kur të mbarojë ky kampionat, mbaron edhe puna ime. Zbarkova në një moment delikat të ekipit tim të zemrës, por puna ime kaq ishte".
Poll