
Juventus luan në transfertën e Lecces, për javën e 21 të Seria A. Ndeshja merr jetë në orën 20:45, ku stadiumi “Stadio Via del Mare” pret “Zonjën e Vjetër”, që mban vendin e dytë me 2 pikë më pak se se Inter kryesues.
Së fundmi janë bërë të ditura dhe formacionet zyrtare të ndeshjes. Nuk ka dyshime që Ylber Ramadani është titullar, duke udhëhequr mesfushën e Lecces.
Kujtojmë se Juve ka 17 ndeshje radhazi pa humbje në kampionat dhe kupë. Për këtë Ramadani me shokët e tij do kërkojnë të befasojnë.
FORMACIONET ZYRTARE:
Juventus (3-5-2): Szczesny; Gatti, Bremer, Danilo; Cambiaso, McKennie, Locatelli, Miretti, Kostic; Yildiz, Vlahovic.
Lecce (4-3-3): Falcone; Gendrey, Pongracic, Baschirotto, Gallo; Kaba, Ramadani, Gonzalez; Oudin, Krstovic, Almqvist.