Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Radhë e gjatë për biletat, tifozit të Ivan Balliut i bie të fikët dhe i vjen në ndihmë ambulanca

Shkruar nga NEWSPORT
Radhë e gjatë për biletat, tifozit të Ivan Balliut i bie

Një ambulance u desh të thirrej për një tifoz të Rayo Vallecanos, i cili raportohet se vuajti nga nxehtësia e lartë ndërsa qëndronte në radhë të madhe për të marrë biletat e sezonit. Rayo Vallecano ka vendosur të mos i shesë biletat e tyre të sezonit në internet, gjë që i ka detyruar tifozët të qëndrojnë në radhë të gjata për të mbledhur abonetë vjetore në vapën përvëluese.

Një tifoz u sëmur në radhën e biletave dhe u desh të thirrej një ambulancë për t’i ardhur në ndihmë. Besohet se mbështetësi u rrëzua në tokë teksa i rat ë fikët për shkak të lodhjes nga nxehtësia.

Rayo e Ivan Balliut ka patur një fillim të shkëlqyeshëm në La Liga këtë sezon duke fituar dy ndeshjet e para kundër Almerias dhe Granadas së Uzunit. Rayo luan ndeshjen e parë në shtëpi këtë sezon më 28 gusht kur pret Atletico Madrid.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga