
Kombëtarja shqiptare zhvilloi një edicion zhgënjyes të Nations League. Humbja ndaj Izraelit preu ëndrrat për vendin e parë dhe kulmi erdhi në barazimin e Islandës në minutën e fundit mbrëm në Air Albania.
Performancat zhgënjyese kanë ngritur edhe reagime të forta nga njerëz të botës së sportit. Gazetarja sportive e RTSH, Hygerta bën thirrje për një ndryshim në pankinë dhe bashkohet me tifozët shqiptarë që kërkojnë një trajner vendas në krye të kuqezinjve.
“Mua kjo Kombëtare nën drejtimin e Reja nuk më pëlqen. Pa gjak, pa grintë, pa shpirt, pa frymë grupi, cilësi që i injekton trajneri. Është koha për një trajner tjetër. Ndaç t’ju pëlqejë, ndaç jo. S’ka lidhje me golin e pësuar në fund. Ndeshja me Islandën ishte qershia mbi tortën e prishur që nuk haet më. Kemi lojtarë cilësorë dhe rezultate 0, të mos flasim për lojën që nuk e shijuam një herë. Është koha për një trajner shqiptar!”- deklaron gazetarja Sako.