Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Qëllohet për vdekje në sytë e vajzës presidenti i klubit, Edgar Paez

Shkruar nga NEWSPORT
Qëllohet për vdekje në sytë e vajzës presidenti i

Presidenti i klubit të divizionit të dytë kolumbian Tigres FC, Edgar Paez, është qëlluar për vdekje, pas humbjes së ekipit të tij.

63-vjeçari teksa ishte duke u kthyer në shtëpi, nën shoqërinë e vajzës së tij, pas humbjes 3-2 në shtëpi ndaj Atletico FC u qëllua për vdekje nga dy burra me një motoçikletë. E gjithë ngjarja ndodhi në afërsi të stadiumit, ndërkohë fatmirësisht vajza e Paez arriti të shpëtojë.

Lidhur me këtë ngjarje të rënda ka ardhur edhe reagimi i klubit të cilët të shkatërruar nga ky lajm i kanë përcjellë ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të Paez.

 “Familja Tigres dhe komuniteti sportiv janë të shkatërruar nga kjo ngjarje. Angazhimi i tij ndaj ekipit dhe përkushtimi i tij për zhvillimin e sportit në rajonin tonë la gjurmë të pashlyeshme te të gjithë ata që patën privilegjin ta njohin atë”, thuhej në deklaratë.

Ndërkohë, Presidenti i Divizionit të Madh të Futbollit Profesional Kolumbian, Fernando Jaramillo, u shpreh se Paez u dallua gjithmonë për respektin dhe dashurinë që ka pasur përgjatë gjithë jetës së tij për fushën e blertë. Ai njoftoi se në respekt të Edgar Paez do të mbahet një minutë heshtje në dy ndeshjet e ardhshme.

 “Ai u dallua gjithmonë nga respekti për miqtë e tij dhe nga dashuria që shprehte për sportin që ne të gjithë jemi të apasionuar: futbollin”, tha Jaramillo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga