
Vllaznia do të luajë më 29 mars përballë Erzenit sfidën e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” do të startojë në orën 19:00.
Shkodranët do të kërkojnë rikthimin te fitorja pas humbjen që morën në ndeshjen e fundit përballë Kukësit me rezultatin 2-0 në transfertë. Qatip Osmani po ‘mobilizon’ ekipin, teksa i gëzohet edhe 3 rikthimeve.
Kristi Qarri, Geralb Smajli dhe Ardit Krymi do të jenë të gatshëm për Vllazninë. Të tre këta lojtarë munguan në Kukës për shkak të numrin të kartonëve, teksa tashmë janë gati për të zënë vendin e tyre në 11-shen përballë Erzenit.
Poll