
Katar 2022 është shumë i veçantë, jo vetëm për faktin që zhvillohet në periudhën 20 nëntor-18 dhjetor, por edhe për mënyrën e organizimit. Çdo pjesmarrës në kampionatin botëror, qoftë lojtar apo tifoz është privuar nga shumë gjëra. Shkeljet e të drejtave të njeriut, lira e fjalës, kushtet e punës, largësia, çmimet e larta, mos lejimi i alkoolit e shumë gjëra të tjera ka bërë që , aktorë, personazhë të famshëm, por dhe futbollist aktiv ose ish futbollistë të dalin kundër këtij organizimi me shumë dritë-hije.
Por një tjetër detaj vjen nga mediat botërore. Organizatorët e Kupës së Botës kanë menduar të punësojnë tifozë nga Pakistani për të mbushur stadiumet. Tifozëve i ofrohet 10 dollarë dhe 3 vake falas për të qenë të pranishëm në një ndeshje.
Jo vetëm në stadiumi, por edhe në fan zonë, apo në rrugët e Katarit, do të ketë shumë tifozë të tillë, pa asnjë lidhje me futbollin, apo tifozë të përfaqësueseve, thjesht do të krijojnë iluzionin se interesi dhe atmosfera është pozitive.