
Edicioni i ri i Botërorit 2022, është duke u afruar dhe organizatorët janë vendosur në punë për të siguruar një Kampionat sa më emocionues. Së fundmi është prezantuar logo zyrtare me të cilën do të prezantohet evenimenti sportiv më i ndjekur në botë. Vendi mikëpritës i kompeticionit do të jetë një nga vendet më të pasura në botë Qatar-i. Ky edicion i Botërorit pritet të jetë nga më të veçantët, për kohën në të cilën pritet të luajnë skuadrat, stadiumet e veçanta që do të ndërtohen dhe për polemikat e mëdha që ka patur për zgjedhjen e tij. Kujtojmë që ish-presidenti i FIFA, Seb Blatter është nën akuzë për korrupsion, pikërishtë për zgjedhjen e Qatarit si vendi mikëpritës për Botërorin e 2022.
Poll