Ndeshja Belgjikë-Suedi u ndërpre mbrëmjen e djeshme pasi lojtarët suedez refuzuan të dalin në fushë në pjesën e dytë. Kjo ndodhi pasi dy tifozë suedezë u qëlluan për vdekje në Bruksel përpara ndeshjes në një sulm terrorist.
Janne Andersson, trajneri i Suedisë përshkroi të gjithë trishtimin në shpirtin e skuadrës pas këtij sulmi që u mori jetën 2 personave.
“Në pjesën e parë morëm këtë lajm të tmerrshëm…Pyes veten se ku po shkon kjo botë? Ne vendosëm të mos luanim, nuk kishte rëndësi nëse ndeshja do të riniste apo jo. Ne jemi shumë të trishtuar, kemi lot në sy. Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjet e viktimave”, është shprehur trajneri i Kombëtares suedeze.
Poll