Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Pushimi si ilaç për Partizanin, të kuqtë rikuperojnë forcat për fundin e kampionatit

Shkruar nga NEWSPORT
Pushimi si ilaç për Partizanin, të kuqtë rikuperojnë

Superiorja është pushim deri në fundin e muajit mars, për shkak të angazhimeve që kanë ekipet kombëtare. Kjo fazë ka filluar që më 16 mars te Partizani dhe 2 javë janë mjaftueshëm për të sjellë ndryshime.

Pushimi në këtë moment është çfarë Partizani duket se ka nevojë. Disa lojtarë që janë rikuperuar nga dëmtimi dhe kërkojnë të fitojnë formën e mëparshme, e të tjerë që do të jenë drejt fundit të rikuperimit.

Partizani do të ketë në formën e duhur Skukën, Kekon dhe Bintsoukën që kanë lënë pas shqetësimet. Në fazën e fundit të rikuperimit do të jenë po ashtu Adnard Mehmeti dhe Mensah. Për t’u kujtuar dhe Alban Hoxha, që pritet të kthehet si titullar pasi u zëvendësua me Teutën.

Shpresa e vetme është që disa prej lojtarëve që kanë angazhime me ekipe kombëtare, të mos pësojnë dëmtim. Kujtojmë se Bintsouka, Redon Ismaili, Paulo Buxhelaj dhe Marçelino Preka nuk do të jenë nën urdhërat e Orges Shehit për disa ditë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga