Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Veprimet vërtetojnë që s'është në rregull", MUÇA: Me Nwabuezen të merret psikologu

Shkruar nga NEWSPORT
"Veprimet vërtetojnë që s'është në

Dhuna dhe aktet e shëmtuara në ndeshjen Bylis - Laçi janë komentuar edhe nga Shkëlqim Muça. Në Rubrikën Sportive, Muça tregon se lojtari ishte i ngarkuar psikologjikisht nga ato çka ndodhin gjatë ndeshjes, bërrylat apo shkelmat. Sipas Muçës, sulmuesi i Laçit ishte i ngarkuar psikologjikisht dhe ka nevojë për ndihmën e specialistëve.

"Nwabueze nuk është në rregull. Është i goditur. Nuk mund të bësh atë gjest ndaj lojtarit të shtrirë në tokë, që aty duket që nuk është në rregull. Duhet të merret psikologu me atë. Gjithë veprimet që ka bërë vërtetojnë që nuk është në rregull.

Ofendimet? Unë kam qenë futbollist vetë më kanë sharë me llafe të ndryshme, por duhet të jesh i përgatitur. Po të jesh njeri i qetë e përballon. Fusha është shumë e vështirë. Kur kam qenë trajner iu kam thënë lojtarëve që duhet të duroni, grushtat, shkelmat të sharat", tha Muça.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga