
Juventusi po bën çmos që të largojë nga ekipi sulmuesin serb Dusan Vlahovic dhe të sjellë në Torino belgun Romelu Lukaku të cilit në Londër i kanë “përplasur” derën në fytyrë.
Por PSG rrezikon të prishë planet e Juventusit në merkato. Parizienët, të dëshpëruar për një sulmues, po përgatisin një ofertë të rëndësishme për Goncalo Ramos, një sulmues i rid he premtues i Benfica-s . Një propozim me vlerë rreth 70 milionë euro me bonuse.
Nëse marrëveshja do të realizohej, bardhezinjtë do të paguanin pasojat, me Vlahovicin të 'detyruar' të qëndronte në Torino duke përjashtuar kthesat. Në këtë lloji situatë zhinxhir, “Zonja e Vjetër” do të humbiste edhe Romelu Lukakun duke mos e transferuar dot.
Poll