PSG do të luajë sot në orën 17:00 ndeshjen e javës së 23 të Ligue 1 përballë Monacos, një sfidë mes dy gjigantëve francez që luajnë për objektiva të ndryshëm. Monegaskët janë pritës në këtë sfidë dhe do të tentojnë një rezultat pozitiv për garën e zonës Champions ndërsa PSG dëshiron të “vrasë” sa më shpejt kampionatin.
Trajneri Galtier ngre alarmin e frikshëm para Bayernit të martën teksa në publikimin e formacionit, kampioni i botës, Leo Messi, është jashtë ekipit, madje as në stol. Argjentinasi vuan nga një dëmtim dhe rrezikon jashtë mase ndeshjen në Champions.
Parizienët e kanë aktualisht një mungesë të madhe, atë të yllit, Kylian Mbappe dhe një tjetër e Messit do të thonte shumë për fatin e sfidës. Kujtojmë se veç dyshes, mungesa pritet të jenë edhe Nordi Mukiele me Renato Sanches.
Ekipi me 23 lojtarët e ftuar për ndeshjen e sotme:
Formacioni i PSG: