
PSG po mendon për merkaton, edhe pse nuk ka ardhur ende. Drejtuesit e francezëve po mendojnë për të afruar një portier cilësor. Dy "gardianë" janë në listë. Bëhet fjalë për De Gea dhe Donnarumma. De Gea nuk është i kënaqur në Manchester, e shumë shpejt mund të vijë largimi nga United. Kalimi te kampionët e Francës është një mundësi e mirë, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në aspektin ekonomik.
Portieri Donnarumma mund të lërë Milanin, në rast se këta të fundit nuk kualifikohen në Champions. Numri një që qëndron mes shtyllave kuqezi nuk ka rinovuar ende. Nëse ndonjëri nga të dy do transferohet në Paris apo jo, na duhet të presim merkaton.
Poll