
Arabia Saudite po shndërrohet në habitatin e preferuar të futbollistëve europianë. Së fundmi, Marquinho ka shfaqur interes pikërisht në Arabinë Saudite. Siç raporton “L’Equipe”, PSG-ja nuk ka ndërmend të lejojë largimin e tij këtë verë.
Edhe pse klube të huaja po bëjnë maksimumin për të nënshkruar me brazilianin, në Francë nuk kanë ndërmend ta lënë të lirë.
Ndërkohë thuhet që vetë lojtari ka shprehur dëshirën për të qëndruar në “Parc des Princes”. Pritet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e 29-vjeçarit i cili ka kontratë me Paris Saint Germain deri në verën e vitit 2028.
Poll