Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

PSG-ja arrin marrëveshjen me Dembele, por transferimi duhet të mbyllet deri në mesnatë (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
PSG-ja arrin marrëveshjen me Dembele, por transferimi duhet të mbyllet
Skuadrat po punojnë shumë në këtë merkato vere për të siguruar shërbimet e lojtarëve që synojnë t’i kenën nën urdhrat e tyre për sezonin e ri. PSG-ja duket se po luan çdo gurë, teksa bëhet e ditur se ka arritur marrëveshjen për transferimin e Ousman Dembele. Që Dembele të kalojë në Paris duhet që gjithçka të përfundojë brenda ditës së sotme, teksa afati i fundit është deri në orën 12 të mesnatës. Klauzola e sulmuesit me Barcelonës është e tillë që deri më 1 gusht lojtari kushton 50 milionë euro, ndërsa pas kësaj date çdo skuadër që dëshiron shërbimet e tij duhet të derdhë në arkat e katalanasve plot 100 milionë euro. Sipas Fabrizio Romanos bëhet e ditur se 26-vjeçari ka rënë dakort me kampionët e Ligue 1 për një kontratë 5-vjeçare. Dembele në 185 ndeshje me Barçës ka arritur të shënojë 40 gola dhe të dhurojë 43 asiste. “Tani ka vetëm një garë me kohën për të përfunduar gjithçka deri në mesnatë. Barcelona do të investojë paratë e fituara nga Dembélé për të sjellë Joao Cancelo,” thuhet në postimin e Romanos.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga