
Paris Saint-Germanin duket se është gjithnjë e më pranë divorcit me sulmuesin francez Kylian Mbappe. Tashmë në Francë kanë filluar të mendojnë për pasuesin e 24-vjeçarit dhe kanë hedhur sytë nga Spanja.
Sipas mediave spanjolle, Luis Enrique kërkon ta afrojë sulmuesin e Atletico Madrid, Joao Felix. Portugezi pas përfundimit të huazimit me Chelsean nuk dëshiron të qëndrojë më në urdhërat e trajnerit Simeone.
23-vjeçari kërkon një skuadër që të luaj në Champions dhe të jetë favorite për ta fituar atë. Parisi pritet që të jetë destinacioni i tij i ardhshëm. Kujtojmë që Felix ka arritur të shënoj plot 9 gola në 40 paraqitje që ka zhvilluar këtë sezon.
Poll