Lionel Messi do të largohet nga PSG në fund të sezonit kur i skadon edhe kontrata. Prej disa muajsh është e qartë se e ardhmja e Lionel Messit nuk do të vazhdojë nën Kullën Eifel. Marrëdhënia u thye përfundimisht pas udhëtimit të diskutueshëm në Arabinë Saudite në javët e fundit dhe ishte e qartë për të gjithë se marrëdhënia nuk do të shkonte përtej këtyre dy viteve.
[caption id="attachment_693219" align="alignnone" width="300"] Alexis Sanchez[/caption]
Tani PSG po mendon për zëvëndësuesin e tij dhe sipas “El Deportivo” është piketuar një tjetër 35-vjeçar. Alexis Sanchez është emri në listën e parizienëve. Ish-sulmuesi i Interit , i cili zbarkoi në Francë për Marseille verën e kaluar, nuk e ka aktivizuar ende opsionin e rinovimit automatik të kontratës së tij.
Oferta e PSG do të ishte e vështirë për një lojtar si Alexis Sanchez të refuzohej. Në moshën 35-vjeçare, thirrja nga francezët mund t'i japë kilianit një përvojë të fundit në nivelet më të larta në një nga klubet më të pasura dhe më ambicioze në skenën e futbollit europian.