
Mario Balotelli ka zbuluar se do të duhej një ofertë shumë e lartë nga PSG që ai të konsideronte bashkimin me ta. Sulmuesi 33-vjeçar italian pranoi se do të hezitonte të luante për kampionët e Ligue 1, pasi më pare ka luajtur për rivalët e tyre Marseille dhe Nice nga 2016 deri në 2019.
“Po sikur PSG të më thërrasë? Asnjë shans. Në asnjë mënyrë, kam luajtur më parë për Marseille dhe Nice, kështu, në asnjë mënyrë”, tha Balotelli për TvPlay.
Ish-lojtari i Milanit dhe Interit më pas u pyet nëse një pagë prej 10 milionë euro do të mjaftonte për ta bindur atë, për të cilën ai u përgjigj: “Sigurisht. Në atë rast, do të pranoja… për 10 milionë euro madje do të bashkohesha me ekipin e vëllait tim dhe do të shkoja të luaja atje!”
Balotelli aktualisht është duke luajtur për skuadrën turke Adana Demirspor, pasi ka luajtur në disa klube të ndryshme gjatë viteve të fundit, duke përfshirë Monza, Brescia dhe Sion. Besnikëria e tij ndaj klubeve të përmendura më parë të Marseille dhe Nice vjen pasi ai bëri 76 paraqitje të kombinuara për të dy skuadrat, duke shënuar 41 gola.