
Leo Messi vijon pushimet pas fitimit të Kupës së Botës me Argjentinën. Sulmuesi po shijon në maksimum ditët si kampion bote sëbashku me familjen dhe miqtë e tij më të afërt. Në Francë, klubi i tij PSG, e pret sëshpejt inë stërvitje teksa Mbappe është rikthyer pa asnjë ditë pushim.
Data e rikthimit të Messit është e papërcaktuar por PSG nuk dëshiron të kushtëzojë argjentinasti dhe i ka garantuar atij pushimin e merituar. Më 28 dhjetor, parizienët luajnë me Strasbourg dhe prania e kampionit të botës është përjashtuar.
Messi pritet të rikthehet me 1 janar me ekipin në ndeshjen ndaj Lens në transfertë për të rinisur edhe njëherë futbollin me klubin.
Poll