Pse gjithë kjo neveri? Ozil i del në mbrojtje Ronaldos pas kritikave: Duhet më shumë respekt për të
Shkruar nga NEWSPORT
Cristiano Ronaldo ëhstë ktheyr në të padëshiruarin e tifozve në Kupën e Botës, pasi shumica prejt tyre kërkojnë që portugezi të mos luajë titullarë dhe se pa të do të fitojnë këtë trofe.
Mesut Ozil i ka dalë në mbrojtje ish-bashkëlojtarit të tij te Real Madridi, Cristiano Ronaldo.Portugezi, përpos formës jo të mirë, po përballet edhe me një presion të vazhdueshëm.
“Nuk e di se nga rrjedh tërë ky negativitet për Cristiano Ronaldon. Mediet po tentojnë thjesht të marrin klikime dhe të thonë se kujt i ka përfunduar karriera, thjesht për të marrë vëmendje përmes tij (Ronaldos), duke tentuar që ta bëjnë të duket keq.Ai së shpejti do t’i mbushë 38-vjet, ku është surpriza që ai nuk mund t’i shënojë 50 gola? Secili fans i futbollit duhet të jetë i lumtur që ka mbërritur ta shohë për 20 vite të luajë në nivele të larta.Të gjithë duhet të tregojnë respekt për njërin nga atletët më të mirë në histori”, përfundoi Ozil.