Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

"Provokacija" e mediave serbe: Shqipëria favorizohet

Shkruar nga NEWSPORT

Lajmet e fundit që kanë nxjerrë në qendër të vëmendjes futbollin shqiptar dhe marrëdhëniet e tij me UEFA-n kanë shqetësuar së tepërmi mediat sportive në Serbi.

[caption id="attachment_8346" align="alignleft" width="300"]Presidenti i FSHF Armando Duka, duke folur gjate Asamblese se Pergjithshme te Zakonshme te Federates Shqiptare te Futbollit FSHF, e mbajtur ne hotel Tirana. Presidenti i FSHF Armando Duka[/caption]

Portali “novosti.rs” ka shprehur kënaqësinë e tij për dënimin e Skënderbeut me mospjesëmarrje për 1 vit në kupat e Europës, por shprehet i revoltuar me zëvendësimin e tij nga ana e Partizanit.

Gjithashtu në vëmendjen e serbëve kanë dalë edhe dënimet me gjobë ndaj federatës serbe për parullat “Kosova është Serbi”, ndërkohë sipas tyre diçka e tillë nuk ndodh me federatën shqiptare për parullat “Kosova është Shqipëri”.

“Ndaj UEFA favorizon haptazi shqiptarët”, shprehet “novosti.rs”.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga