Bullgaria dështoi sërish në kualifikueset e Euro 2024. Kombëtarja bullgare nuk ia doli dot të sigurojë një biletë për në Gjermani dhe ky dështim tashmë nuk ka kaluar pa pasoja.
Tifozët nuk e kanë “kapërdijë” diçka të tillë dhe kanë organizuar protesta, teksa nuk mungoi edhe dhuna mes protestuesve dhe policisë. Tifozët nuk ndalen me kaq, pasi kërkojnë edhe dorëheqjen e krerëve të Federatës së Futbollit në Bullgari.
Protestuesit u mblodhën jashtë stadiumit “Vassil Levski” në qendër të Sofjes për të protestuar kundër udhëheqësisë së Federatës Bullgare të Futbollit (BFS), e udhëhequr nga presidenti Boruslav Mihailov.
Tifozët akuzojnë Federatën Bullgare të Futbollit për keqmenaxhim, korrupsion, mungesë transparence dhe refuzim të vazhdueshëm për të marrë përgjegjësi.
Ata brohorisnin “Dorëheqje”, “Poshtë BFS” dhe “Mihailov jashtë” dhe mbanin pankarta nëpër duar kundër krerëve të BFS.