Gjermani njihet si vënd i revolucioneve të mëdha, e tillë është dhe ideja e arbitrit të Bundsligës Patrick Ittrich. Propozimet e tij vijnë në kuadrin e një “revolucioni” për sa i përket rregullores në fushën e lojës dhe e gjitha është e mbështetur mbi teorinë, që arbitrat të kenë sa më pak presion gjatë ndeshjes.
Më poshtë po listojmë katër nga propzimet e Patrick Ittrich:
- Për një faul teknik në mesfushë, goditja dënimit do të ekzekutohet 17 metra larg portës. Sa shpesh do të ndodhte të shihnim më faula të tillë?
- Në rast se një lojtar bie në tokë 3 herë dhe ka nevoj për një doctor, nxirre atë jashtë dhe lërë të presë jashtë fushe për 3 minuta. Sa shpejt mendoni që lojtarët do të ngriheshin nga toka?
- Në qoftë se një lojtar do të ofendojë një gjyqtar, të dalë jashtë për 10 minuta deri sat ë qetësohet. Të bëj pak biçikletë për nxemje para se të futej sërish. Ne mund ta mësojmë këtë shenjë respekti nga handball-i.
- Si do të ishte kur një arbitër të rrethohej nga 10 lojtar pas një vendimi? Në opinionin tim , boom, boom, boom tre kartona të kuq. Tani të luajnë 7 kundër 7. Kjo do të ishte mirë për mua.
Poll