Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Përfundon projekti "Talent dhe Mentor" për arbitrat, shpërndahen certifikat

Shkruar nga NEWSPORT
Përfundon projekti "Talent dhe Mentor" për arbitrat,

Ka përfunduar me sukses projekti dyvjeçar "Talent dhe Mentor" për arbitrat, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Në këtë projekt, që nisi në vitin 2019, morën pjesë 8 arbitra-talentë të cilët u mentoruan nga ish-gjyqtarët e njohur: Albano Janku, Sokol Jareci, Plarent Kotherja dhe Sokol Çekaj.

Ditën e sotme, në ambientet e Shtëpisë së Futbollit u shpërndanë certifikatat për këta arbitra, ku ishte i pranishëm edhe presidenti i Bashkimit të Arbitrave Shqiptarë të Futbollit, Tahir Kastrati, si edhe dy anëtarët e Komitetit të Arbitrimit, Bujar Pregja si dhe Petrit Brahja. Në fjalën e tij të rastit, z. Kastrati shprehu vlerësimet e tij për këtë projekt, ndërsa falënderoi edhe mentorët dhe arbitrat.

Gjithashtu, edhe mentorët shprehën vlerësimet e tyre për projektin dhe punën me arbitrat gjatë këtyre dy viteve, ndërsa shkëmbyen edhe ide me këta të fundit për ta përmirësuar më tepër projektin e ardhshëm, ku arbitrat theksuan nevojën e të pasurit më shpesh në ndeshje praninë e mentorit.

Ky projekt, i nisur që në vitin 2019, kishte si qëllim rritjen e cilësisë së arbitrave-talentë, krijimin e personalitetit të arbitrit, promovimin e arbitrave në kategorinë Superiore si edhe përmirësimin e performancës së arbitrave.

Arbitrat, që u bënë pjesë e këtij projekti gjykonin ndeshjet e Kategorisë së Parë, teksa duhet theksuar se tre prej tyre janë bërë pjesë edhe e gjykimit të ndeshjeve të Kategorisë Superiore, duke pasur parasysh performancën e mirë gjatë këtyre dy viteve.

Ky projekt pritet të nisë edicionin e dytë së shpejti, me synimin e vetëm, rritjen e cilësisë së cilësisë së arbitrave.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu