Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Problemet me zgjedhjet e presidentit të Federatës, Kosova rrezikon përjashtimin nga UEFA dhe FIFA

Shkruar nga NEWSPORT

Mediat në Kosovë raportojnë se zgjedhja e presidentit të Federatës së Kosovës, Agim Ademi ka qenë e jashtëligjshme. Një shkelje e ligjit që rrezikon përjashtimin nga UEFA dhe FIFA.

Sipas "Indeksionline" , Departamenti ligjor i MKRS-së në bazë të kompetencave të tyre ka hasur në shkelje të statutit kur është zgjedhur kryetar Agim Ademi, përkatësisht është shkelur pika 3 e nenit 39-të.

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka thënë se FFK duhet të shkoj në zgjedhje pasi ka pasur shkelje në zgjedhjet e zhvilluara me 14.06.2018.

Pas kërkesës së sekretarit të përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihut dhe delegatëve, MKRS ka dhënë detaje dhe ka konstatuar se është shkelur pika 3 e nenit 39-të të statutit të FFK-së.

Në një letër drejtuar delegatëve të Kuvendit të FFK-së dhe sekretariatit, Ministria jep sqarimet e nevojshme për këtë situatë.

"Vetëm anëtarët e FFK-së mund të propozojnë kandidatin për Kryetar të FFK-së. Propozuesi duhet të protokollojë propozimin në Sekretariatin Gjeneral të FFK-së, në formë të shkruar dhe duke i deponuar së paku 15, nënshkrime të delegatëve legjitim të Kuvendit të FFK-së, me të dhënat e nevojshme, së paku dy muaj para datës së mbajtjes së Kuvendit të rregullt zgjedhor. Poashtu duhet të parashtrohet programi i punës. Sekretariati i përgjithshëm duhet që t'i notifikojë kandidatët për kryetar të FFK-së, së paku një muaj para mbajtjes së Kuvendit", thuhet në këtë pikë të statutit ku është vërtetuar shkelja.

Kujtojmë se në bazë të nenit 50 paragrafi 1 dhe nënparagrafi 8 dhe 2 Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit kanë të drejtë ligjore të mbikëqyrin punën e FFK-së.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga