Udhëtimi i tifogrupit ultras të Partizanit drejt Austrisë për të mbështëtur skuadrën në takimin e kthimit ndaj Salzburg, i vlefshëm për turin e tretë kualifikues të Champions League, ka shfaqur problemet e para.
Kërkesat e shumta kanë bërë që drejtuesit e grupit të pezullojnë për momentin regjistrimet e tjera të pjesëmarrësve pasi nuk ka më vende të lira. Ata njoftojnë se po bëhet çmos që të sigurohet edhe një mjet tjetër transporti duke qënë se ka shumë kërkesa. Për çdo të re anëtarët dhe të interesuarit do të njoftohen sërish.
[caption id="attachment_21986" align="aligncenter" width="496"] Postimi i Guerrils në Facebook[/caption]
Poll